LAJMI I FUNDIT:

Hard Rock Cafe lanson ‘Messi burger’ i frymëzuar nga ylli i PSG

Hard Rock Cafe lanson ‘Messi burger’ i frymëzuar nga ylli i PSG
Foto: Hard Rock Cafe

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë është lidhur me një zinxhirin popullor të restoranteve për të nxjerrë një artikull të ri në menu.

Hard Rock Cafe ka lansuar një hamburger të ri të frymëzuar nga ylli i Paris Saint-Germain, Lionel Messi.


Messi u lidh me zinxhirin popullor të restoranteve vitin e kaluar si ambasador i markës, duke u angazhuar për një marrëveshje pesëvjeçare në 50 vjetorin e Hard Rock.

Messi do të shfaqet tani në menunë e tyre dhe gjithashtu është paraqitur në një reklamë të shkurtër për të konfirmuar publikimin e ‘Messi burger’.

Çfarë përmban hamburgeri i Messit?

Vakti përbëhet nga dy peta të mëdha viçi të servirura në një simite brioshe dhe një numër shtesash, duke përfshirë salcën e tymosur të hamburgerit të Hard Rock Cafe, djathin provolone, qepë të kuqe të karamelizuar dhe suxhuk ​​të prerë në feta.

Foto: Hard Rock Cafe

Hamburgeri do të jetë i disponueshëm për klientët në Mbretërinë e Bashkuar për 12 euro, ndërsa shtimi i një veze të skuqur është opsional për një çmim të vogël. /Telegrafi/