Astrit Haraqija i LDK-së ka komentuar vizitën e kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, njëherit kandidat për kryeministër nga koalicioni, në familjen e presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Statusin e postuar në Facebook të vajzës së Ibrahim Rugovës, deputetes së LDK-së Teuta Rugova, lidhur me këtë vizitë, Haraqija e ka quajt të guximshëm.
“Shumë alamet do burra s’e kanë këtë guxim, prandaj unë e quaj si çika e babës”, thotë Haraqija për Teuta Rugovën, mes lotëve, derisa drejtuesi i emisionit “Rrokum Roll” në TV Rrokum, po e lexonte statusin e postuar nga Teuta Rugova.
Haraqija në vazhdim ka thënë se, nuk është koha që Kosova të bëjë humor, por të ec, sepse vendimet janë të zorshme dhe të rënda.
“S’kam pasë qejf me fitue PAN, por ka fitue dhe duhet me respektue e jo me ba lojna”, thotë ai, duke shtuar se LDK-në nuk e lidh asgjë me Vetëvendosjen.
“Vetëvendosja janë ‘debatikë’ të Hashim Thaçit e Kadri Veselit”, thotë ai, duke shtuar se “ai që ka pak gjak rugovizmi, nuk bëhet me VV-në, por me Ramush Haradinajn.
“Besoj qe LDK si parti institucionaliste ka me reflektue, s’ka me lënë vendin në këtë gjendje, sepse pa LDK-në shteti nuk bëhet”, tha Haraqija.
Rolin e Teuta Rugovës, në thirrjen e saj për reflektim nga LDK-ja, ai sheh si parimor.
“Unë s’kam pasë ndikim në vendimin e Teutës”, sqaron Haraqija.
Haraqija ka sulmuar disa udhëheqës të LDK-së, të cilët bartin përgjegjësi që e kanë pru partinë në vendin e tretë.
Haraqija veçmas e ‘sulmon’ Avdullah Hotin, duke thënë se në vendin e tij, në Rahovec, LDK ka koalicion me PDK-në.
“Unë po habitem ku po merr guxim me folë Hoti, i cili është një humbës. Ai ka qenë dashtë me dhënë dorëheqje e me thënë se ‘s’jam për politikë”, ka theksuar Haraqija.
Haraqija thekson se disave iu kujtua Rugova veç gjatë fushatës 10 ditore.
“Rugovën disa e përdorin vetëm në fushata zgjedhore dhe asnjëherë tjeter”.
Haraqija thotë se Ramush Haradinaj ka me qene kryeministër i Kosovës, ndërsa e ka një mendim për LDK-në.
“Due me qenë edhe LDK-ja në qeveri, sepse i nevojitet Kosovës”, thotë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Elmi Aziri: Do t’i thërrasim të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe