LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj e Thaçi vlerësojnë përkrahjen e SHBA-së në secilën etapë të shtetndërtimit të Kosovës

Haradinaj e Thaçi vlerësojnë përkrahjen e SHBA-së në secilën etapë të shtetndërtimit të Kosovës

Kryeministri dhe Presidenti i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë zhvilluar një takim me senatorin amerikan, Ronald Johnson, anëtar i Komitetit të Senatit për Politikë të Jashtme i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Në këtë takim, kryeministri Haradinaj e ka njoftuar senatorin Johnson për progresin e arritur në vend, veçmas në fushën e rendit dhe ligjit dhe përkushtimin e Qeverisë në fuqizimin ndërkombëtar të vendit, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, punën drejt transformimit të FSK-së në Ushtri dhe tema të tjera me interes për vendin.


Haradinaj ka theksuar se Kosova është e përkushtuar që të forcojë partneritetin bilateral me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çdo fushë me interes për të dyja vendet, duke ritheksuar qëndrimin e Qeverisë për miqësinë e përjetshme me ShBA-të dhe orientimin e pakthyeshëm euro-atlantik.

“ShBA-të ishin krah nesh në secilën etapë të shtetndërtimit tonë dhe orientimi ynë si vend është krah politikave të miqve tanë”, ka thënë Haradinaj.

Edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në facebook, ka thënë se “Senatori Johnson duke i shërbyer SHBA-së, ka mbështetur rrugëtimin tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe procesit të shtet-ndërtimit.

“Të njëjtën mbështetje të ShBA-së do ta kemi edhe këtyre ditëve në agjendën tonë për shtimin e njohjeve, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, në kuadër të fazës së fundit të dialogut”, ka shkruar Thaçi.

Nga ana tjetër, Senatori Johnson ka përshëndetur angazhimin e Qeverisë së vendit në tema të ndjeshme për sigurinë dhe ka shprehur gatishmërinë për ta përkrahur vendin në proceset integruese dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Pjesë e takimit ishin edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, Zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm Behgjet Pacolli dhe Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Vlora Çitaku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori