LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj zhvillon takim miqësor me homologun e tij malazez Markoviç

Haradinaj zhvillon takim miqësor me homologun e tij malazez Markoviç

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim miqësor me homologun e tij nga Mali i Zi, Dushko Markoviç.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky takim reflekton marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve.


“Takim miqësor me kryeministrin e Malit të Zi, Duśko Marković, që reflekton marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve tona.

Përafrimi i popujve, fqinjësia e mirë dhe respekti reciprok në rajon, garanton një të ardhme paqësore dhe prosperuese për të gjithë”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se Mali e Zi e ka treguar gatishmëri ta ndihmojë Kosovën në proceset tejet të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar vendi

“Kryeministrin e Malit të Zi e përgëzova për zgjedhjen e presidentit të ri, Milo Gjukanoviq. Jemi të lumtur që ky vend zgjodhi një president që ka aspirata të njëjta me vendin tonë, familjen evropiane dhe miqësinë e përhershme me SHBA-të. Vizioni ynë si Kosovë është që të thellojmë raportet miqësore, fqinjësore, ekonomike dhe politike me Malin e Zi. Ky vend ka treguar gatishmëri ta ndihmojë Kosovën në proceset tejet të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar vendi” ka thënë Haradinaj.

Për Kryeministrin Markoviq, Kosova mbetet një nga vendet me të cilat duhet intensifikuar bashkëpunimi ekonomik dhe partneriteti politik, fusha këto për të cilat Mali i Zi do të përkushtohet që të avancohen, derisa mbështet Kosovën në rrugën e saj evropiane.

Kryeministri i Kosovës dhe ai i Malit të Zi, diskutuan edhe për projektet e përbashkëta infrastrukturore, rrugën që lidhë Kosovën me Malin e Zi, për hekurudhën që përshkon Bjello Polen – Berane – Pejë, për mbështetjen e komunitetit malazez në Kosovë dhe atij shqiptarë në Malin e Zi dhe shumë projekte të tjera të rëndësishme për të dyja vendet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori