Kryeministri në detyrë,Ramush Haradinaj, ka dhënë detaje rreth darkës në shtëpinë e re të Presidentit Hashim Thaçi në Prishtinë, që ishte mbajtur në shkurt të viti 2019.
I pranishëm në këtë darkë përveç Hashim Thaçit si nikoqir, Ramush Haradinajt, Behgjet Pacollit, Kadri Veselit e Fatmir Limajt ishte iedhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
E pikërisht nga kjo darkë fillojë ‘thyerja’ e madhe mes Ramush Haradinajt e Edi Ramës.
“Gjatë bisedës në këtë darkë është ekspozuar edhe njëherë kjo ide (shkëmbimi i territorit) edhe aty ka ndodhë shpjegim i jem definitiv që çështjet e Kosovës, nuk janë çështje të tij dhe nuk duhet ai mi trajtu”, ka thënë Haradinaj, pwr Insajderin.
Kryeministri në largim ka bërë më dije që gjatë darkës ka pasur edhe siç i quan ai “momente të ndjeshme” të Edi Ramës.
“Qysh është tradita jonë, e shqiptarëve unë kam qenë në shtëpi të zotit Thaçi pritja ka qenë në rregull, tamam shqiptare, ne kemi qenë të gjithë shqiptarë aty ulë dhe jam munduar ta ruaj atë takim me kurtuazinë mos me dëmtu atë situatë kur jemi disa shqiptar bashkë. Gjatë bisedës ka pasur edhe momente të ndishme të kryeministrit të Shqipërisë”, ka thënë ai.
Haradinaj ka theksuar se gjatë kësaj darke ka qenë i prerë në vendimin e tij për çështjeve e territorit të Kosovës, teksa shton se ka respektuar sofrën ku ishte i ulur.
Ai pohon se gjatë kësaj darke është diskutuar edhe çështja e varrit të heroit, Isa Boletinit duke mos u lëshuar në detaje.
Haradinaj ka theksuar se Presidenti, Hashim Thaçi ka qenë mjaftë i tërhequr. Teksa ka theksuar se publikisht Thaçi ka përkrahur idenë për shkëmbimin e territorit me Serbinë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre