LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Viti 2019 do të jetë vit i zhvillimit ekonomik në vend

Haradinaj: Viti 2019 do të jetë vit i zhvillimit ekonomik në vend

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në takimin e 9-të të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, tha se viti 2019 do të jetë vit i zhvillimit ekonomik në vend.

Haradinaj ka kërkuar më shumë përkushtim nga vartësit e tij, sidomos në tërheqjen e investitorëve


“Viti 2018 ka qenë më shumë i infrastrukturës ligjore dhe sigurisë, por viti 2019 do të jetë viti i ekonomisë ku do t’i kthehemi seriozisht temave ekonomike, pra aktivizimin e mirëfilltë të Këshillit Kombëtar të Zhvillimit Ekonomik, krijimin e Sekretariatit të Zhvillimit Ekonomik në mes të MTI-së dhe odave ekonomike. Edhe pse Kosova ka politiken tatimore ekonomike më të volitshme në rajon, qeveria është e interesuar që t’i dëgjoj edhe më tutje për reformat që lidhen me investitorët e huaj”, tha Haradinaj, shkruan Telegrafi.

Ai ka shtuar se po hartohen ligje të mira, por që mungon zbatimi i tyre.

“Para nesh sfidë mbetet çështja e informalitetit dhe mbetet sfidë duke u kujdesur për këtë temë. Ne kemi shumë sfida përpara dhe mbetet sfida për zbatim të tyre”, ka shtuar ai.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, se janë të përkushtuar të përmirësojnë ambientin e biznesit në vend.

“Së bashku me komitetin e biznesit kemi qenë mjaftë aktiv në punët tona të përbashkëta për t’i adresuar prioritetet dhe të gjitha sfidat kryesore, për t’i zbatuar të gjitha reformat gjithëpërfshirëse që kanë për qëllim përmirësimin e ambientit të të bërit biznes, eliminimin e barrierave, forcimin e ndërmarrjeve të Kosovës dhe tërheqjen e investimeve të huaja në vend”, tha Shala në takimin e 9-të të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. /Telegrafi/