LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Vetëm në prill, në Kosovë kanë hyrë 15 milionë euro mallra serbe

Haradinaj: Vetëm në prill, në Kosovë kanë hyrë 15 milionë euro mallra serbe

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria Kurti ka hequr taksën dhe reciprociteti nuk vlenë, ngase në Kosovë vetëm në prill 15 milionë euro mallra serbe.

Ai ka thënë se heqja e taksës ka qenë një prej arsyeve që AAK e ka mbështetur mosbesimin në Kuvend ndaj Qeverisë Kurti.

“Vetëm gjatë muajit prill kanë hi në Kosovë rreth 15 milionë eurosh mallra serbe. Që nga data 1 prill, Qeveria Kurti e ka hequr tërësisht taksën. Një prej arsyeve pse unë i jam bashku votës kundër Qeverisë Kurti, është mospajtimi im për mënyrën si z. Kurti e hoqi taksën. Taksa ka mundur të jetë një vlerë për Kosovën për të arritur njohjen finale nga Serbia”, ka thënë Haradinaj në News24.

Kurti ka thënë se Qeveria Kurti ka dështuar për t’i realizuar pritshmëritë e votuesve të saj.

“Ka pas shpresë, por për fat të keq nuk rezultoi ashtu. Qeveria Kurti dështoi për me i përmbushë pritjet e qytetarëve. Humbi besimin edhe te partneri i saj, LDK. Është obligim i yni me kriju një qeveri të re. Aleanca i jep mbështetje qeverisë së re të krijuar nga LDK”, ka thënë ai. /Telegrafi/