LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj thirrje Kurtit e Osmanit: Pranoni sugjerimet e SHBA-së, beteja me Serbinë fitohet vetëm të koordinuar me aleatët

Haradinaj thirrje Kurtit e Osmanit: Pranoni sugjerimet e SHBA-së, beteja me Serbinë fitohet vetëm të koordinuar me aleatët

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se hezitimi që të pranohen sugjerimet e partnerëve tanë strategjikë, posaçërisht SHBA-së, në një situatë kaq vendimtare, mund të kenë pasoja të rënda për vendin.

Reklama

Përmes profilit të tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ai i ka bërë thirrje Kryeministrit dhe Presidentes që të reflektojnë, të rreshtohen me aleatët për ta përmbyllur njëherë e përgjithmonë marrëveshjen me njohje reciproke me Serbinë.

“Kosova po kalon momente të vështira, për shkak të kryeneçësisë së Kryeministrit dhe pavendosmërisë së Presidentes! Kosova po kalon momente vendimtare e as ata e as ndjekësit e tyre, nuk janë duke e kuptuar rrezikun që paraqet izolimi nga aleatët perëndimorë dhe veprimet që janë përmbysje e gjithë asaj që është arritur deri më sot”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se “hezitimi që të pranohen sugjerimet e partnerëve tanë strategjikë, posaçërisht ShBA-së, në një situatë kaq vendimtare, mund të kenë pasoja të rënda për vendin”.

“Kryeministri e ka momentin e fundit të heqë dorë nga kursi i mosveprimit e të kalojë në anën e duhur. Vetëm kështu, e të koordinuar me Amerikën dhe BE-në, fitohet beteja e finale me Serbinë. Është thirrja ime e fundit që Kryeministri dhe Presidentja të rreshtohen me aleatët dhe ta mbyllim njëherë e përgjithmonë marrëveshjen me njohje reciproke me Serbinë. Mos e përjashtoni veten nga ky proces!”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Jam në pozicion të vështirë për shkak të ekzekutimit të dobët të planit nga Radoiçiq” – ambasadori i Kosovës në SHBA ironizon me intervistën e Vuçiqit në CNN

“Jam në pozicion të vështirë për shkak të ekzekutimit të dobët të planit nga Radoiçiq” – ambasadori i Kosovës në SHBA ironizon me intervistën e Vuçiqit në CNN

Lajme
Shkodranja e martuar me një serb që jeton në Zveçan: Le të pajtohen Kurti e Vuçiqi

Shkodranja e martuar me një serb që jeton në Zveçan: Le të pajtohen Kurti e Vuçiqi

Lajme
Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Lajme
Kurti: Serbia s'është e interesuar për anëtarësim në BE, po punon në plane ushtarake për aneksim

Kurti: Serbia s'është e interesuar për anëtarësim në BE, po punon në plane ushtarake për aneksim

Lajme
Luksi dhe fitimet e mëdha: Sa kushton vila e Radoiçiqit dhe si u pasurua kaq shumë ky njeri?

Luksi dhe fitimet e mëdha: Sa kushton vila e Radoiçiqit dhe si u pasurua kaq shumë ky njeri?

Lajme
Kushtet e mjerueshme në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan – punimet për ndërtimin e shkollës së re mbetën në gjysmë, MASHTI thotë se ka iniciuar ndërprerjen e kontratës me operatorin ekonomik

Kushtet e mjerueshme në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan – punimet për ndërtimin e shkollës së re mbetën në gjysmë, MASHTI thotë se ka iniciuar ndërprerjen e kontratës me operatorin ekonomik

Jehona Hulaj
Kalo në kategori