Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar sot strukturat e Aleancës së të Rinjve të Kosovës.

Haradinaj tha se i ka siguruar se do ta kenë mbështetjen e tij të plotë në zgjedhjet e 14 shkurtit.


Postimi i plotë:Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjithherë ka qenë shtëpi e mundësive për të rinjtë në politikë. Sot në takim me strukturat e Aleancës së të Rinjve të Kosovës, i sigurova se do e kenë mbështetjen time të plotë për zgjedhjet e 14 shkurtit. Kandidatët e organizatës rinore të AAK-së, përpos se do jenë vlerë e shtuar e listës, besoj se do të jenë edhe fitues në këto zgjedhje, me karrierë të ndritur në të ardhmen e tyre politike. Na priftë e mbara! /Telegrafi/