Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe të gjitha organizatat që merren me çështjen e të zhdukurve.
Kryeministri Haradinaj tha se qëllimi i takimit të sotëm është që të gjithë ata që janë pjesë dhe kanë përgjegjësi në çështjen e personave të pagjetur, të bëhen bashkë për të identifikuar veprimet që do të ndërmerren më tutje, për përparim në këtë temë.
Haradinaj tha se duhet bërë një vlerësim i gjendjes së procesit dhe si të veprohet më tutje me autoritetet e Beogradit rreth zbardhjes së fatit të të pagjeturve.
Kryeministri Haradianj shtroi edhe çështjen e ndryshimit të Ligjit për persona të pagjetur, duke kërkuar nga bashkëbiseduesit që të shtrojnë idetë për të bërë një plan konkret se si duhet vepruar.
Me këtë rast, kryeministri falënderoi qeverinë britanike dhe atë zvicerane për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e madh që kanë dhënë në këtë fushë me shumë programe të rëndësishme.
Ibrahim Makolli, kryetar i Delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë për çështjen e personave të zhdukur, tha se një takim i tillë do të mundësojë jo vetëm për autoritetet vendore, por edhe ato ndërkombëtare, që në një moment të caktuar kohor të gjenden rrugët dhe modalitet, të cilat duhet të futen në funksion, në mënyrë që çështja e të zhdukurve të ketë një avancim në proces.
Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit për Persona të Zhdukur, fillimisht ka përmendur vërejtjet që i kanë familjarët në Ligjin për personat e zhdukur, për të cilin ai shpreson se do të ndryshohet shumë shpejtë.
Duke e cilësuar si çështje të rëndë dhe të vështirë, Gjetaj tha se tash për tash çështja e të pagjeturve konsiderohet si kategoria më e goditur.
“Kemi përgjegjësi, sepse ende mbi 1600 persona evidentohen të zhdukur”, tha Gjetaj.
Ambasadori britanik, Ruairí O’Connell tha se duhet shpejtuar procesi, sepse kjo temë është shumë e ndjeshme jo vetëm për familjarët, por edhe për tërë shoqërinë, duke numëruar tri fusha kyçe që duhet trajtuar me prioritet; e para, gabimet në identifikim dhe në këtë drejtim Qeveria britanike do të vazhdojë të mbështesë Institutin e Mjekësisë Ligjore; së dyti, inkurajohen dëshmitarët që të paraqiten dhe Qeveria të bëjë çmos për t’i mbrojtur ata; dhe e treta, është drejtësia, dhe kjo nuk është vetëm çështje për t’i gjetur familjarët, por çdo familje të ketë qasje në drejtësi.
Ambasadori i Zvicrës, Jean Hubert Lebet, tha se tashmë është koha të ecet përpara dhe të arrihet progres.
Shefi i Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Agim Gashi e vlerësoi si shpresëdhënëse qasjen e Qeverisë së re, që kaq shpejtë ta vendosë çështjen e personave të zhdukur në fokus dhe ta trajtojë si një nga prioritetet.
Të gjithë përfaqësuesit e shoqatave të familjarëve të personave të pagjetur theksuan nevojën e identifikimit sa më të shpejtë të familjarëve të tyre, duke shtruar kërkesat konkrete para kryeministrit dhe institucioneve të vendit.
Bajram Qerkini, anëtar i Komisionit për Persona të Zhdukur, përfaqësues i Shoqatave Familjare, kërkoi përshpejtim të procesit, duke apeluar te institucionet e Republikës së Kosovës që të angazhohen më shumë se sa deri më tani për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
“Duhet të bëhet trysni te ndërkombëtarët që të na ndihmojnë të mësojmë për të vërtetën se ku gjenden më të dashurit tanë. Dhe ndërkombëtarët të shtojnë presionin dhe trysninë ndaj Serbisë”, tha ai, duke kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që nga sirtarët e tyre t’i nxjerrin imazhet satelitore, të cilat do të na ndihmonin të dimë se ku gjenden, të zhdukurit e luftës tash e 18 vite
“Kërkojmë nga institucionet vendore që sa më shpejtë të ndryshohet Ligji për Persona të Zhdukur, i cili edhe ashtu s’ka qenë i mirë, por për më keq edhe nuk është zbatuar plotësisht dhe kjo i ka shqetësuar familjarët edhe më shumë. Kërkesë mbetet edhe ndërtimi i një Memoriali Qendror të Republikës së Kosovës, për personat e pagjetur, ku do të ruhen edhe artefaktet të cilat po dëmtohen në morgun e Prishtinës. Dhe krejt në fund, edhe njëherë më lejoni të ju bëjë apel vendorëve dhe ndërkombëtarëve që janë të kyçur në këtë proces që të punohet dhe sqarohet e vërteta për personat e pagjetur” ka thënë Qerkini. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak