Në kuadër të vizitës zyrtare në Austri, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot në Vjenë ka zhvilluar një takim me zëvendës kancelarin e Austrisë Heinz-Christian Strache me të cilin ka biseduar për shumë tema me interes të veçantë për të dyja vendet.
Në këtë takim bilateral, kryeministri Haradinaj e ka falënderuar zëvendës kancelarin Strache për përkrahjen që Austria i ka dhënë Kosovës në të gjitha etapat e shtetndërtimit, duke shprehur nevojën që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në këtë fazë të fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.
“Austria, historikisht është vend mik i Kosovës dhe ne jemi të përkushtuar që t’i ruajmë dhe avancojmë marrëdhëniet bilaterale, duke e shtuar bashkëpunimin në fusha konkrete, aty ku tregu i Kosovës ka më shumë nevojë si dhe përkushtimin që të krijohen kushte sa më të mira legjislative dhe administrative për investitorët austriakë”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar zëvendëskancelarin Strache për të gjitha zhvillimet në vend, me theks të veçantë për reformat në administrative dhe ekonomike, për vendosshmërinë për të krijuar marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe për procesin e dialogut me Serbinë.
“Kosova ka treguar seriozitet në temat dhe obligimet e saja karshi fqinjëve dhe vendeve të BE-së dhe kjo duhet të jetë reciproke. Kosova është vend i vetëm që nuk e gëzon të drejtën të lëvizë lirshëm, përkundër që ka përmbushur të gjitha obligimet e saja karshi BE-së për këtë çështje. Ne kemi nevojë për ndihmën e Austrisë në liberalizimin e vizave duke na vënë në agjendë për votim gjatë udhëheqjes me presidencën e BE-së” tha Kryeministri Haradinaj.
Nga ana e tij, zëvendës kancelari Strache i tha kryeministrit Haradinaj se mbështetja e Austrisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe do të jetë partnere e fuqishme e zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe rajonit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës
Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre