LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takon O’Connell, flasin për zhvillimet e fundit në vend

Haradinaj takon O’Connell, flasin për zhvillimet e fundit në vend

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar takimin e rregullt me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se gjatë këtij takimi është folur për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe marrëdhëniet bilaterale mes të dyja vendeve.


Postimi i plotë:

Takim i rregullt me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe marrëdhëniet bilaterale mes dyja vendeve. Theksova se Qeveria e vendit është e përkushtuar që të vazhdojë dhe fuqizojë bashkëpunimin në shumë fusha të interesit të përbashkët si dhe e falënderova për rolin konstruktiv të Ambasadorit dhe vendit të tij, për procese të rëndësishme në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, ekonomisë dhe çështje të tjera politike. /Telegrafi/