LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Do ta rrisim buxhetin, por jo duke i rritur taksat

Haradinaj: Do ta rrisim buxhetin, por jo duke i rritur taksat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në fjalimin e tij përmbyllës në fushatën zgjedhore të koalicionit PDK-AAK-Nisma tha se shumë breza janë përpjekur, kanë flijuar dhe kanë luftuar pa e parë lirinë me sy.

Ai tha se për qytetarët e Republikës së Kosovës kanë arritur sot që të jetojnë të lirë.


Kandidati për kryeministër nga ky koalicion tha se do ta shpërblejnë mundin e sakrificën e të gjithëve duke i shërbyer atdheut.

“I nderuar kryetar – mik Kadri Veseli, i nderuar kryetar – mik Fatmir Limaj, ju falënderoj shumë. Ju kujtohet, e dimë fare mirë për mizoritë që ndodhen tek shqiptarët. NATO ndërhyri duke bombarduar mizorët. Ta kthejmë diasporën në shpirtin tonë, që zemra e tyre rreh pa nda”, tha ai në fjalimin e tij.

Haradinaj po ashtu tha se me qeverisjen e tyre do ta rrisin dhe forcojnë ekonominë e po ashtu do t’i aktivizojnë minierat në Kosovë.

“Do ta rrisim buxhetin, por jo duke i rritur taksat. Do t’i rrisim pensionet pagat dhe gjithashtu do t’i nderojmë dëshmorët, invalidët, veteranët, do t’i përkrahim minatorët. Ta rikthejmë nxënien e dijes të punojmë për fëmijën tanë. Ta zhvillojmë turizmin malor sepse kemi mundësi të mëdha. Ta ruajmë identitetin tonë shqiptarë”, tha tutje ai.

Haradinaj po ashtu uroi qytetarët e Kosovës për platformën e koalicionit “Fillimi i Ri”.

“Urime qeveria e integritetit territorial, qeveria e territorit te paprekshëm, që e bën Kosovën me ushtrinë e vet dhe që e anëtarëson në NATO. Urime qeveria që e respekton opozitën dhe mediat e lira të pavarura, pa viza nëpër Evropë, që merr njohje të reja dhe që anëtarëson Kosovën nëpër organizata ndërkombëtarë dhe që e forcon lidhjen me miqtë e Amerikës. Votoni qeverinë e cila do të veproj me guxim bashkë me qytetarët”, tha ndër të tjera, Ramush Haradinaj. /Telegrafi/