LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla takoi shefin e inteligjencës së Ukrainës, Shala kërkon nga Prokuroria që të nis hetimet

Haradinaj-Stublla takoi shefin e inteligjencës së Ukrainës, Shala kërkon nga Prokuroria që të nis hetimet

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla gjatë një vizite në Ukrainë, është takuar me shefin e inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kyrylo Budanov.

E për një takim të tillë, njohësi i çështjeve të sigurisë, Dirzan Shala ka kërkuar na Prokuroria Speciale që të nis hetimet.

Shala në një postim në Facebook, ka shkruar se si ka mundësi që një ish-zyrtar i lartë i shtetit të Kosovës të takohet me shefin e inteligjencës së Ukrainës.


Ai ka thënë se nga pikëpamja e sigurisë, takime të tilla dëmtojnë sigurinë kombëtare të vendit.

Meliza Haradinaj takohet me shefin e intelegjencës së Ukrainës, njeriun më të kërkuar të Putinit
Lexo po ashtu Meliza Haradinaj takohet me shefin e intelegjencës së Ukrainës, njeriun më të kërkuar të Putinit

Ndryshe Telegrafi ka pyetur edhe ish-ministren Haradinaj-Stublla lidhur me arsyet e takimit të saj me shefin e intelegjencës së Ukrainës, dhe është në pritje të përgjigjes.

Postimi i plotë:

Prokuroria Speciale duhet të nis hetimet !

Si ka mundësi që një ish-zyrtar i lartë i shtetit të Kosovës (në atë kohe në pozitën e ministrit të Jashtëm të Kosovës) takon dhe viziton shefin e inteligjencës së Ukrainës?

Pra pyetjet

1. Kush e autorizoi një ish-zyrtar shtetëror të takohet me shefin e Inteligjencës së një shteti tjetër me të cilin nuk kemi marrëdhënie shtetërore (ai nuk na njeh)?

2. Çfarë është biseduar me kreun e Inteligjencës në atë vend?

3. A e ka njoftuar ish-zyrtari i shtetit të Kosovës mekanizmin e sigurisë në Republikën e Kosovës (AKI) për një takim të tillë?

4. A është cenuar interesi i Kosovës me këtë takim?

Nga pikëpamja e sigurisë, takime të tilla dëmtojnë sigurinë kombëtare të vendit! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Izmaku optimiste për marrëveshje me LVV-në: Limaj në krye të Kuvendit, epilogu pritet gjatë fundjavës

Izmaku optimiste për marrëveshje me LVV-në: Limaj në krye të Kuvendit, epilogu pritet gjatë fundjavës

Lajme
Hykmete Bajrami vendos flamurin e NOA-s në ulësen e Albin Kurtit

Hykmete Bajrami vendos flamurin e NOA-s në ulësen e Albin Kurtit

Lajme
Dyshimet për spiunazh – arrestohet zyrtari policor në pikën kufitare

Dyshimet për spiunazh – arrestohet zyrtari policor në pikën kufitare "Dheu i Bardhë"

Lajme
Sveçla konfirmon arrestimin e zyrarit policor për spiunazh: Kështu rritet besimi në institucionet e sigurisë

Sveçla konfirmon arrestimin e zyrarit policor për spiunazh: Kështu rritet besimi në institucionet e sigurisë

Lajme
Haxhiu: Kemi vullnet për bashkëpunim me Nismën

Haxhiu: Kemi vullnet për bashkëpunim me Nismën

Lajme
Zyrtari i arrestuar për spiunazh, PREVENT: Nuk është rast i vetëm

Zyrtari i arrestuar për spiunazh, PREVENT: Nuk është rast i vetëm

Drejtësi
Kalo në kategori