LAJMI I FUNDIT:

​Haradinaj-Stublla takohet me shefin e EULEX-it, diskutojnë për vizat

​Haradinaj-Stublla takohet me shefin e EULEX-it, diskutojnë për vizat

Shefja e diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj-Stublla deklaroi sot se Bashkimi Evropian duhet të marrë parasysh progresin e bërë nga institucionet vendore për plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës si vendi i fundit në rajon që nuk e gëzon këtë të drejtë.

Ajo gjatë një takimi sot me shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka thënë se misioni evropian ka rol të rëndësishëm në informimin e vazhdueshëm të Brukselit dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për përparimin e Kosovës në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit.

Në këtë takim u bisedua edhe për lirinë e lëvizjes, ku shefja e diplomacisë kosovare vuri në pah vonesën e hapjes së urës mbi lumin Ibër, që është pjesë konkluzioneve të Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes.

Ndërsa, shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, u shpreh se Kosova përkundër sfidave me të cilat është përballur ka arritur të ruajë stabilitetin në vend, duke shënuar progres në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, krahasuar edhe me vendet e rajonit.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori