LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla reagoi pas bojkotit të LVV-së: Kanë dhënë shembull të keq

Haradinaj-Stublla reagoi pas bojkotit të LVV-së: Kanë dhënë shembull të keq

Ministrja e Punëve të Jashtme (MPJ), Meliza Haradinaj-Stublla reagoi pasi anëtarja e Komisionit për Integrime Evropian, nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) Arbreshë Kryeziu-Hyseni lëshoi sallën me arsyetimin se ministres nuk i takon të raportoj për çështjen e liberalizmit të vizave.

Haradinaj – Stublla tha se si ministre e re në Komisionin për Politikë të Jashtme, anëtarët e LVV-së kanë treguar sjellje shumë të keqe.


VV bojkoton raportimin e Haradinaj-Stublla në Komisionin për Integrime Evropiane
Lexo po ashtu VV bojkoton raportimin e Haradinaj-Stublla në Komisionin për Integrime Evropiane

“E kuptoj dhe sjelljen e anëtarëve të LVV-së. S’është hera e parë. Si ministre e re ata kanë dhënë një shembull shumë të keq në Komisionin për Politike të Jashtme. Ndjej keqardhje për sjellje të tilla”, ka thënë Haradinaj-Stublla. /Telegrafi/