LAJMI I FUNDIT:

VV bojkoton raportimin e Haradinaj-Stublla në Komisionin për Integrime Evropiane

VV bojkoton raportimin e Haradinaj-Stublla në Komisionin për Integrime Evropiane

Anëtarja e Komisionit për Integrime Evropian nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV),  Arbreshë Kryeziu–Hyseni ka lëshuar mbledhjen e këtij komisioni ku do të raportoj Ministrja e Punëve të Jashtme (MPJ), Meliza Haradinaj – Stublla.

Sipas saj, brenda këtij Komisioni nuk janë koordinuar që ministrja Haradinaj-Stublla të vij dhe të raportoj, pasi siç tha ajo nuk i takon ministres të raportoj për çështjen e liberalizmit të vizave.


Kryeziu-Hyseni tha se do të kthehen në mbledhje për të diskutuar pikat tjera të rendit të ditës, pas raportimit të ministres Haradinaj-Stublla.

“Nuk e dimë pse një ministre e MPJ-së do të duhej të raportoj për çështjen e liberalizimit të vizave. Ne nuk jemi dakorduar këtu që ajo të vij dhe të raportoj. Andaj duke e pa të panevojshme këtë raportim, ne si LVV do ta lëshojmë këtë mbledhje për tu kthyer në pikat tjera”, ka thënë ajo. /Telegrafi/