LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla: Kurti ta shtyjë për dy muaj vendimin për targat, bandat në veri do të aktivizohen

Haradinaj-Stublla: Kurti ta shtyjë për dy muaj vendimin për targat, bandat në veri do të aktivizohen

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, i ka kërkuar kryeministrit Kurti që të shtyjë afatin për targat të paktën edhe për dy muaj.

Ajo përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se nëse nuk ka shtyrje të re për targat bandat në veri të vendit do të aktivizohen duke shtuar tension.

“Dy muaj më parë, Kurti kushtëzoi shtyrjen me heqjen e barrikadave nga bandat kriminale të Vuçiqit, duke i bërë praktikisht ata hisedarë të ‘paqes dhe rendit e ligjit’ në veri. Nëse nuk ka shtyerje të re, është e pritshme që bandat do të aktivizohen përsëri javën e ardhshme me rivendosjen e barrikadave, duke shkaktuar tension artificial në veri”, ka thënë ajo.

Hardainaj- Stublla tutje shkroi se Qeveria ta bëjë shtyrjen e afatit për targa edhe për dy muaj jo për 10 muaj siç iu kërkua nga i Dërguari i Posaçëm për Dialogun Kosovë-Serbi Gabriel Escobar.

“Këtë herë, KM Kurti t’ia falë mirëbesimin aleatit tonë amerikan dhe të pranojë një shtyerje të fundit fare për konvertimin e targave, e mos të pritet derisa bandat kriminale riaktivizohen dhe rrjedhimisht bëhen sërish palë vendimtare në shtensionimin e situatës me kushtëzime ndaj Qeverisë së Kosovës.

Qeveria të bëjë shtyrjen vetëm edhe për 2 muaj (jo 10 sa kërkohet) dhe po ashtu të paralajmërojë se pas datës 31 dhjetor 2022 secila veturë me targa ilegale do të konfiskohet deri në konvertim në targa RKS!”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori