Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi sot një video-konferencë me diplomatin gjerman Peter Beyer, raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës si dhe Koordinator për Bashkëpunimin Trans-Atlantik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, me të cilin diskutoi për zhvillimet politike në vend dhe rajon.
Ministrja Haradinaj-Stublla njoftoi raportuesin Beyer për situatën politike në vend përpara zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit dhe për angazhimin e saj si Ministre e Diasporësnë mirë-informimin e bashkëqytetarëve tanë për procesin e votimit përmes postës.
“Diskutuam edhe për procesin e Dialogut ku shpreha shqetësimin për qasjen tërësisht agresive të Serbisë, e cila po vazhdon me deklarata kërcënuese e retorik shoviniste e raciste ndaj Kosovës, duke shkelur secilën marrëveshje të arritur deri më sot, më të fundit atë të Uashingtonit, e duke bërë veprime të papranueshme për ne, siç janë arrestimi pa arsye dhe mbajtja në burg pa të drejtë e shtetasve të Kosovës”, u shpreh ajo.
Ministrja Haradinaj-Stublla tha se gjatë këtij bashkëbisedimi udakordua me Beyer se koordinimi trans-atlantik mes SHBA-ve dhe BE-së për dialogun do ta rigjallërojë këtë proces edhe do të sjellë rezultate të prekshme, përtej veç firmosjes së marrëveshjeve.
“E njoftova z.Beyer se edhe përkundër zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ne nuk kemi lënë anash në asnjë moment detyrat shtetërore dhe se jemi jashtëzakonisht vigjilent për të mos lejuar askënd që ta nëpërkëmbë shtetin tonë”, tha ajo. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë