LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla dënon ashpër gjuajtjen me gurë të autobusit nga Kosova në Mal të Zi, kërkon sqarim të këtij incidenti

Haradinaj-Stublla dënon ashpër gjuajtjen me gurë të autobusit nga Kosova në Mal të Zi, kërkon sqarim të këtij incidenti

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka dënuar ashpër incidentin e djeshëm në Berane të Malit të Zi, ku një autobus me udhëtarë nga Kosova është gjuajtur me gurë.

“Incidenti i befasishëm ka ndodhur në afërsi të një kthese në hyrje të Berane, të mërkurën, rreth orës 16:30, në ditën e shënimit të 13 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Nga ky incident ndaj autobusit të kompanisë “Gjafa-Tours” janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga turistët-skiatorë kosovarë, të cilët po ktheheshin nga Kolashini i Malit të Zi”, thuhet në njoftim.


Haradinaj-Stublla është shprehur se ky incident ka mbjellë frikë për qarkullimin e lirë të qytetarëve ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, dhe se Kosova nuk do ta lejojë minimin e drejtimit euro-atlantik të rajonit, nga këto incidente të mbjella nga lufta hibride kundër anëtarëve dhe aleatëve të NATO-s në rajon.

“Si rajon ne jemi përcaktuar për integrim euro-atlantik dhe Kosova nuk do të lejojë asnjë zbrazëti për minim të kësaj përpjekjeje nga lufta hibride që po bëhet ndaj shteteve anëtare dhe aleatëve të NATO-s në Ballkanin Perendimor”, tha Haradinaj-Stublla.

Sulmohet me gur dhe i thehen xhamat autobusit me kosovarë në Mal të Zi
Lexo po ashtu Sulmohet me gur dhe i thehen xhamat autobusit me kosovarë në Mal të Zi

Haradinaj-Stublla më tej i ka bërë thirrje edhe autoriteteve malazeze që të ruajnë marrëdhëniet e shkëlqyera midis Kosovës e Malit të Zi.

“I bëj thirrje autoriteteve të Malit të Zi që të ruajnë marrëdhëniet e shkëlqyera të kultivuara mes vendeve tona në vitet e fundit, duke marrë parasysh edhe rolin e rëndësinë e lartë të komunitetit shqiptar në Mal të Zi”, u shpreh Haradinaj-Stublla.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka kërkuar nga autoritetet malazeze sqarim të plotë të këtij incidenti, i cili nuk është në frymën e fqinjësisë së mirë e rrugës së pa alternativë të të dyja shteteve për integrim euro-atlantik.

Ambasada e Kosovës në Podgoricë, menjëherë pas incidentit, përmes një note verbale drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi, ka kërkuar shpjegim në lidhje me incidentin në Berane. Po ashtu, ka kontaktuar edhe pronarin e kompanisë turistike Xhafer Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Kalo në kategori