Në vazhdën e angazhimeve për reformë të brendshme dhe fuqizim të kapaciteteve të brendshme të strukturave të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), si dhe prioritetit qeverisës për rishikim të plotë funksional të shërbimit të jashtëm, po vazhdojnë veprimet konkrete bazuar në dispozitat ligjore me të cilat synohet zhvillimi i resurseve njerëzore dhe operacionale në MPJD.
Kështu thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
“Tanimë rotacioni diplomatik është bërë i rregullt, dhe ka filluar kthimi i normalitetit të brendshëm ku janë ndërrmarrë veprime konkrete sa i përket gradimit dhe rotacionit. Në funksion të fuqizimit të brendshëm për adresimin e nevojave për zhvillimin dhe profesionalizimin e shërbimit të jashtëm, 25 zyrtarë MPJD-së të cilët nuk kanë pasur gradë diplomatike dhe të cilët i kanë plotësuar kushtet e parapara me dispozitat ligjore janë rekomanduar për gradim nga Komisioni për Grada dhe Disiplinë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu thuhet se ka vazhduar me sukses rotacioni i rregullt, sipas konceptit ‘një në shërbim, një në ministri’.
“Ky proces ka vazhduar të realizohet në transparencë të plotë, i udhëhequr nga parimi i meritës dhe barazisë, bazuar në kualifikimin profesional, përvojën e punës, njohuritë e gjuhëve të huaja dhe certifikimet e nevojshme për ofrim të shërbimeve konsullore”, thuhet më tej.
Në kuadër të përfundimit të mandatit të rregullt në muajt në vijim do të kthehen për të shërbyer në MPJD rreth 20 diplomatë të cilët do të zëvendësohen nga 20 zyrtarë të MPJD-së të cilët do të shërbejnë në misionet respektive diplomatike e konsullore të Republikës së Kosovës nga Uashingtoni e deri në Tokio.
Këta zyrtarë kanë fituar përvojën adekuate në MPJD për të shërbyer me sukses në misionet diplomatike e konsullore, si dhe sjellin me vete një bagazh diplomatik e përvojë të rëndësishme nga misionet tona nëpër botë.
“Këto veprime pashmangshëm po kthejnë normalitetin e nevojshëm në MPJD”, thuhet në njoftim.
Haradinaj-Stublla i uroi zyrtarët e përzgjedhur dhe kërkoi nga ta që kontribuojnë në fuqizim të shërbimit të jashtëm përmes zbatimit të praktikave më të mira të funksionimit të shërbimit të jashtëm, duke kryer me nder dhe përgjegjësi të lartë detyrat e përcaktuara si dhe duke shërbyer me përkushtim në avancimin e interesit strategjik të Republikës së Kosovës.
“Synimi i MPJD-së është që të krijohet një shërbim i jashtëm profesional, dhe me qëllim të fuqizimit të punës dhe dinjitetit të anëtarëve të shërbimit të jashtëm”, tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Qytetarët të ankohen për faturat e larta të energjisë elektrike në EVN ose KRRE

Punëtori i “Trainkos” thotë se i janë bërë shkelje me ofrimin e kontratës tre vjeçare dhe me ndërrimin e pozitës

Rikthimi i sigurisë dhe stabilitetit, Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë sfidat globale dhe mundësitë e bashkëpunimit

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës