LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Sllovenia është partneri më i madh ekonomik i Kosovës

Haradinaj: Sllovenia është partneri më i madh ekonomik i Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.

Kryeministri Haradinaj, në emër të qeverisë dhe popullit të Kosovës, falënderoi presidentin Pahor për vizitën që po i bënë Kosovës, në prag të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Është privilegj të kemi në vizitë presidentin Pahor. Me këtë rast e falënderova në emër të kosovarëve për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës pas shpalljes së pavarësisë së vendit dhe shpreha admirimin për të arriturat e shtetit slloven” , tha kryeministri Haradinaj.

Duke vlerësuar rolin e kompanive sllovene në Kosovë, kryeministri Haradinaj tha se Sllovenia është partneri më i madh ekonomik i Kosovës.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj shprehu përkushtimin e qeverisë për të punuar në mënyrë konsistente për zhvillimin ekonomik të vendit.

Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, tha se Sllovenia do ta mbështesë Kosovën në rrugën e integrimit evropian dhe të zhvillimit ekonomik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori