LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Më shumë ju besoj deputetëve të pozitës për ndaljen e Demarkacionit, se gazit lotsjellës

Haradinaj: Më shumë ju besoj deputetëve të pozitës për ndaljen e Demarkacionit, se gazit lotsjellës

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se hedhja e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, parandaloi krijimin e “Zajednicës” dhe kalimin e Demarkacionit.

“Gazi e ndali “Zajednicën” edhe Demarkacionin. Vetëdijesimi i deputetëve është shumë i lartë tash. Ka deputet në koalicionin qeverisës se në asnjë variant nuk do t’ia ja japin besimin këtij Demarkacioni”, ka thënë Haradinaj në RTK, transmeton Telegrafi.

Haradinaj ka theksuar se ai i beson më shumë në deputetët e pozitës në këtë rast që do të votojnë kundër Demarkacionit sesa instrumentit gaz.

Duke folur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, Daut Haradinaj theksoi se këto zgjedhje janë shans që Kosova të marrë drejtim tjetër për shkak se sipas tij, koalicioni PDK- LDK nuk është parimor.

“Ky koalicion nuk është parimor, besoj se këtyre ju mungon guximi për vendimmarrje. Duhet të vijnë burra që nuk ju frikësohen vendimeve edhe nëse nuk janë të lehta”, tha Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SHBA shuplakë Dodikut dhe Vuçiqit: Deklarata “gjithëserbe” sulm i rrezikshëm ndaj Dejtonit dhe institucioneve të Bosnjës

SHBA shuplakë Dodikut dhe Vuçiqit: Deklarata “gjithëserbe” sulm i rrezikshëm ndaj Dejtonit dhe institucioneve të Bosnjës

Lajme
Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë

Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë

Lajme
Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Lajme
“Ftohja e madhe” Rama-Kurti, analistët: Betejë politike për dominim në sferën mbarëshqiptare

“Ftohja e madhe” Rama-Kurti, analistët: Betejë politike për dominim në sferën mbarëshqiptare

Lajme
Rama: Hekurudha Durrës-Prishtinë i është nënshtruar një analize për opsione më të mira

Rama: Hekurudha Durrës-Prishtinë i është nënshtruar një analize për opsione më të mira

Lajme
​Rama

​Rama "këshillon" Kurtin për të dalë nga kurthi i lojës “macja me miun” me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori