LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: SHBA-të kërkuan heqjen e taksës, jemi për pezullim nëse ka marrëveshje për njohje nga Serbia

Haradinaj: SHBA-të kërkuan heqjen e taksës, jemi për pezullim nëse ka marrëveshje për njohje nga Serbia

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës pranoi se qëndrimi i SHBA-së për heqjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë ka ardhur përmes ambasadorit amerikan në Kosovë dhe kjo sipas tij për t’i hapur rrugë dialogut.

Haradinaj tha se sot do ta kishin pezullu taksën nëse do të kishin një marrëveshje të dakorduar.

“Qëndrimi i SHBA-së vjen përmes ambasadorit këtu dhe ambasadori ka shprehur qëndrimin e Qeverisë amerikane për pezullimin e taksës në mënyrë që të hapet rrugë dialogut, është kërkesë zyrtare e tyre…Po kjo është detyrë e tyre për ta thënë, e nuk kemi të drejtë me fol për qëndrimet tyre”, u shpreh Haradinaj.

Kreu i qeverisë së Kosovës tha se sot do ta kishin pezullu taksën nëse do të kishte një kontratë të dakorduar, raporton Telegrafi.

“Sot e kishim pezullu sikur e kishim një kontratë të dakordukme për të shkuar me nënshkru se taksa nuk është vendosur për ta vonuar marrëveshjen. Por jo para se të kemi marrëveshjen obligative ligjore për njohjen. Për me vazhdu veç një cirk që është menduar, si u quajt si dialog që dy tri vite nuk ka logjikë…”, tha ai.

“Nëse është shkru kontrata, e duhet me shku aty me vendos firmën, ja jepi mundësinë e pezullojmë për aq ditë sa zgjat mundësia me u nënshkru, e me automatizëm me hy në fuqi nëse nuk nënshkruhet… por pa njohje nuk vlen”, tha ai.

Sipas tij, Serbia sipas të gjitha gjasave mendon që deri në 2022 t’i zvarrisë proceset sepse atëherë e ka momentin e aplikimit për në BE dhe sipas tij nëse një gjë e tillë ndodh atëherë taksa do të mbahet deri më 2022.

“Pra nëse s’ka marrëveshje për njohje taksa rrinë. Njëkohësisht Bashkimi Evropian duhet me ditë se nëse dy vendet nuk hyjnë në BE të njëjtën ditë, atëherë nuk është zgjidh çështja e Ballkanit”, tha ai.

Haradinaj ka folur po ashtu rreth ndryshimit të kufijve. Ai tha se SHBA-të nuk kanë orientim të ndërrimit të kufijve dhe territorit, por kanë thënë se nuk duhet të jemi paranoik në këtë drejtim.

Ai tha se Kosova e ka shpallur pavarësinë me këtë territor dhe sipas tij nëse dikush nga delegacioni del jashtë Kushtetutës së Kosovës, le që duhet të shkarkohet por duhet dërguar edhe në burg

“Na kemi Kushtetutë, na përfaqësohemi në bazë të Kushtetutës. Nëse delegacioni i sotëm del jashtë Kushtetutës, jo që duhet me i shkarku Parlamenti, por duhet me i qu në burg nëse del dikush jashtë obligimeve kushtetuese”, tha ai.

Haradinaj ka folur edhe për ftesën për Lutje të mëngjesit.

“Ftesë kom marrë për Lutje të Mëngjesit. Qef kom pas me shku, i vendosur s’kom qenë ende a me shku, me qit klimën për taksën nuk besoj që shkoj kësaj here”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori