Të hënën ose të martën e javës së ardhshme, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo, do të ftohet për raportim në Komisionin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural për të raportuar nëse kanë marrë masa ose jo për t’iu ndihmuar zonave të dëmtuara nga reshjet e fundit të shiut.
Mirëpo, mos ardhja e tij në Komision atij mund t’i kushtojë me shkarkim nga posti i ministrit.
Kryetari i këtij komisioni, Daut Haradinaj, ka siguruar anëtarët e Komisionit se ministri Rikallo, ose do të vijë për të raportuar ose do të shkojw në shtëpi.
“Ne do ta thirrim ministrin dhe ai do të vije. Hiq mos t’ua ndinë për atë punë, s’ka qare pa ardhë, ose vjen ose shkarkohet. Njëra nga këto dyja”, tha Haradinaj.
Propozimin për ta ftuar në komision e dha deputeti i PDK-së, Andin Hoti, derisa po shqyrtonin Projektligjin për veprimtaritë hidrometeorologjike.
Ai tha se Rikallo duhet të ftohet për t’u informuar anëtarët e Komisionit nëse ka buxhet apo jo për të ndihmuar zonat e dëmtuara nga shiu, sidomos Komuna e Rahovecit.
“Unë propozoj ose kërkoj që ta ftojmë ministrin e Bujqësisë Rikallo, por edhe sekretarin e Ministrisë. Na e kemi obligim ta thërrasim, nëse ai nuk vjen është problem i tij, duhet të merren masa tjera”, theksoi Hoti.
Propozimin e Hotit, e ka mbështetur edhe kolegia e tij në parti, Ganimete Musliu, e cila tha se duhet ta kryejnë rolin e tyre si komision dhe nuk duhet hequr dorë nga roli që kanë.
“Unë mendoj që duhet një afat sa më të shpejt ta ftojmë sepse ne po kemi problem ta kryejmë punën tonë si deputetë, edhe si komision parlamentar. Nuk po kemi mundësi të adresojmë as pyetje parlamentare sepse nuk po marrim përgjigje përmes pyetjeve parlamentare. Fatkeqësisht jo vetëm nga ministri Rikallo për edhe nga ministrat tjerë, dhe ne nëse heqim dorë nga ardhja në Komision për të na dëgjuar dhe marrë opinionet tona atëherë nuk e di pse duhet funksionuar si komisione”, theksoi Musliu.
Komisioni ka pasur rendi dite edhe Shqyrtimin e Projektligjit për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Mirëpo, për shkak të dërgimit të disa propozimeve nga Qeveria, miratimi i tij dhe procedimi për në seancë u shty.
Kjo për faktin, se anëtarët e Komisionit, do t’i inkorporojnë propozimet e ekzekutivit në projektligj, pastaj do ta procedojnë për shqyrtim dhe miratim në Kuvend.
Deputetja Ganimete Musliu, do ta udhëheq grupit për inkorporimin e propozimeve të qeverisë në projektligjin për kompleksin memorial.
Komisioni po ashtu ka miratuar konfirmimin për leximin e dytë të Projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. /KP /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre