Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se në seancën e nesërme do të paraqesin një mocion për vendosjen e kornizës së marrëveshjes finale mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Mocioni mban disa pika që përqendrohet në ruajtjen e integritetit territorial, sovranitetin dhe kushtetutshmërisë.
” Marrëveshja duhet të jetë në përputhje me tri parimet bazë: sovranitetin, integritetin territorial dhe kushtetutshmërinë”, thuhet në një ndër pikat e mocionit që do të paraqes AAK, transmeton Telegrafi.
Për më shumë, postimi i plotë:
Bashkë me kolegët deputetë të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për të premten më 25 shkurt 2022, kemi thirrur një debat parlamentar ku do të diskutohet rreth dialogut dhe Marrëveshjes Përfundimtare Gjithëpërfshirëse me Serbinë.
Ky është mocioni që do të paraqesim për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës:
Mocion për vendosjen e kornizës së marrëveshjes finale mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë
Republika e Kosovës
•Duke njohur vullnetin e popullit të saj, për të pasur një Marrëveshje Përfundimtare Gjithëpërfshirëse me Njohje Reciproke në Kufijtë Ekzistues ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë që siguron paqen, prosperitetin dhe marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, e cila do të jetë në përputhje me tri parimet bazë: SOVRANITETIN, INTEGRITETIN TERRITORIAL DHE KUSHTETUTSHMËRINË.
•Duke njohur gjithashtu përgjegjësinë e vet për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura në interes të sigurisë dhe prosperitetit të Rajonit dhe Komunitetit Ndërkombëtar në përgjithësi;
•Duke pranuar se Marrëveshja për Çështjet e Trashëgimisë (2001) e lidhur nga shtetet pasardhëse të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, ofron një kornizë për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjeve të caktuara analoge për palët;
•Duke rikonfirmuar aspiratën e vet për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara dhe Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO);
•Duke pasur parasysh të drejtën legjitime të shteteve për t’u kujdesur për të drejtat e komuniteteve të tyre që jetojnë në shtetet respektive, Republikës së Kosovës i garantohet e drejta e përkujdesjes për të drejtat e komunitetit shqiptar në Republikën e Serbisë dhe të njëjtës i garantohet e drejta e përkujdesjes për të drejtat e komunitetit serb në Republikën e Kosovës.
•Duke pranuar se e drejta për vetëvendosje në situatat kur një popull i veçantë shtypet ose kur qeveria e shtetit të mëparshëm nuk përfaqëson në mënyrë legjitime interesat e atij populli, është e sanksionuar qartë në të drejtën ndërkombëtare;
•Duke njohur mendimin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (2010) se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare;
•Duke rikonfirmuar detyrimet që dalin nga marrëveshjet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve;
•Duke rikonfirmuar angazhimin që Kosova ka marrë, në përputhje me Marrëveshjen për Stabilizim Asociim me Bashkimin Evropian;
Republika e Kosovës angazhohet për të arritur Marrëveshjen Gjithpërfshirëse `Zgjidhja e Madhe` (Big-Fix) që do të trajtojë çështjet e mëposhtme:
1. Njohja e shtetësisë dhe mosndërhyrja në çështjet e brendshme dhe ato ndërkombëtare,
2. Republika e Kosovës është e përkushtuar që marrëveshja duhet të arrihet në përputhje me idenë e arritjes së “Zgjidhjes së madhe” në një samit ndërkombëtar të organizuar nën kujdesin e Presidentit Biden, përfaqësuesve të BE dhe të Mbretërisë së Bashkuar.
3. Marrëveshja duhet të jetë në përputhje me tri parimet bazë: sovranitetin, integritetin territorial dhe kushtetutshmërinë.
4. “Zgjidhja e madhe” duhet të sigurojë Marrëveshjen Përfundimtare dhe do të hapë rrugën për një dialog të vazhdueshëm ndërmjet palëve për të gjitha çështjet e hapura pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare.
5. Pas `Marrëveshjes` duhet të vazhdojë dialogu për çështje të tjera të hapura me garanci nga SHBA, BE (posaçërisht nga vendet e QUINT) dhe MB. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTesla me targa shqiptare bllokohet nga policia në Mançester
Gjoshi i PDK-së pëson aksident gjatë fushatës, kryhet me sukses ndërhyrja kirurgjike
Rasti i policit që u hodh nga lartësia e pallatit, reagon ministri i Brendshëm
OVL-UÇK bëhet me kryetar të ri
Dyshohet se malli ishte futur nga Serbia, policia ndalon kontrabandën në Ranillug
Kurti në Prizren ofron mbështetje për bizneset
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake