LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj propozon ndërprerjen e dialogut: Kosova duhet të riorganizohet tërësisht

Haradinaj propozon ndërprerjen e dialogut: Kosova duhet të riorganizohet tërësisht

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai theksoi se Kosova duhet të bëjë një pauzë për një riorganizim total për krijimin e një plani për ecjen përpara me dialogun.


“Ne duhet të bëjmë një llogari tonën, cila është strategjia jonë, dhe si mund të arrijmë suksesin për Kosovë, në këtë strategji mendoj që një riorganizim i krejt angazhimit të Kosovën në dialog do të nënkuptojë një pauzë të dialogut për disa ditë”, u shpreh Haradinaj.

Sipas tij, një konsultë duhet të ndodhë me spektrin politik jo vetëm me koalicionin qeverisës por dhe me partitë opozitare.

“E pastaj krijimin e një plani të qartë për ecjen përpara. Unë jam i interesuar që të ndodhë dialogu Kosovë Serbi, mendoj që është i nevojshëm, jetik. Jam i interesuar të arrijmë marrëveshje për njohje reciproke në kufijtë ekzistues që është obligative ligjore. Mendoj se është e arritshme. Ndoshta në etapën e ardhshme kjo nuk do të finalizohet si e plotë, për shkak se Serbia do të provojë të fitojë kohë deri në momentin e anëtarësimit në Europë”, tha ai.

“Serbia ka target BE, Kosova post BE kemi target NATO-n”, deklaroi Haradinaj në një intervistë për Ora News.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori