LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Prishtina ka arsye madhore që kaq masovikisht mbështet konceptin 100 % shtet

Haradinaj: Prishtina ka arsye madhore që kaq masovikisht mbështet konceptin 100 % shtet

Koalicioni AAK-PSD ka bërë hapjen e fushatës zgjedhore në Prishtinë.

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka thënë se Prishtina ka arsye madhore që të mbështes masovikisht konceptin 100 për qind shtet.

“Me politika të qëndrueshme e konsistente, e bëmë kryeqytet me ligj, pas dy dekadash lirie. Qeverisjet tjera e shfrytëzonin Prishtinën në luftën për pushtet, ne e kemi bërë krye adresë të shtetit tonë.

Nuk lejuam të futen gërshërët në territorin tonë, por krijuam ushtrinë dhe mbrojtëm asetet kombëtare dhe tregun. Me aftësi vepruese të dëshmuara, koalicioni AAK-PSD, do të guxojë të vendosë për shtesat për fëmijët, për rritje pagash për 10% për çdo vit, rritjen ekonomike mbi 6%, uljen e informalitetit rreth 4% dhe zgjerimin e listës së produkteve me zero taksë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Telegrafi.

Haradinaj ka thënë se do të rregullojë sektorin privat.

Ashtu siç vendosem rend në sektorin publik, do të rregullojmë sektorin privat dhe sipërmarrësit do t’i fuqizojmë përmes fondeve zhvillimore, fonde për punësim, dhe me lehtësira tjera fiskale.Vota për numrin 119 është votë për Kosovën e 17 shkurtit dhe Prishtinën europiane”, vijon shkrimi i Haradinajt./Telegafi/