LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Prezenca dhe roli i KFOR-it vazhdon të mbetet i nevojshëm

Haradinaj: Prezenca dhe roli i KFOR-it vazhdon të mbetet i nevojshëm

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së Njësisë së Specializuar Shumë-Kombëshe, Regjimentit të Karabinierëve, në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se është i nderuar të marrë pjesë në këtë ceremoni.

“I nderuar të marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së Njësisë së Specializuar Shumë-Kombëshe, Regjimentit të Karabinierëve, në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë. Kolonelin Ruggiero Capodivento e falënderova për angazhimin e deritashëm në shërbimin e tij në Kosovë, derisa i urova mirëseardhje në këtë detyrë Kolonelit Paolo Pelosi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Telegrafi.

Ai ka pohuar se për të ishte kënaqësi të bashkëbisedoi me Gjeneral Lejtënant Giovanni Nistri, Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Karabinierëve, i cili po ashtu mori pjesë në këtë ceremoni.

Kryeministri në detyrë ka thënë se Kosova ka arritur të ruaj dhe promovoj paqen dhe stabilitetin në vend, si vlera të pacënueshme, falë edhe të angazhimit të misionit të NATO-së.  Në këtë drejtim, siç ka shkruar ai, prezenca dhe roli i KFOR-it, vazhdon të mbetet i nevojshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori