LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj pret në takim koordinatoren për zhvillimin e OKB-së në Kosovë

Haradinaj pret në takim koordinatoren për zhvillimin e OKB-së në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në një takim koordinatoren për zhvillimin e OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson.

Haradinaj nga koordinatorja Richardson është njoftuar për reformat e reja që OKB po implementon në misionet e saja përfshirë edhe Kosovën.


Kryeministri Haradinaj, përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditur se ka përkrahur idenë e zbatimit në praktikë të fondit të besimit të Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm – SDG.

Shkrimi i plotë:

“Në takim me zonjën Ulrika Richardson – Kordinatore për zhvillim e OKB-së në Kosovë, u njoftova për reformat e reja që kjo organizatë po implementon në misionet e saja përfshirë edhe Kosovën, duke e vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm për të fuqizuar rolin dhe koordinimin më të mirë të institucioneve të vendit dhe 15 agjencioneve të kësaj organizate, prezente në vend. Përkraha idenë e zbatimit në praktikë të fondit të besimit të Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm – SDG, në favor të fuqizimit të rolit të institucioneve tona dhe bashkëpunimit më Agjencitë e OKB-së, si një mekanizëm i nevojshëm për të rritur efikasitetin dhe adresuar më mirë interesat e shoqërisë, duke u fokusuar në tema të veçanta dhe në rezultate konkrete.
Theksova gjithashtu se Qeveria e vendit, institucionet tona, janë të gatshme, siç kanë vepruar deri më sot, që bashkërisht të çojmë përpara projekte të rëndësishme, si në fushën e edukimit, barazisë gjinore, mbrojtjes së të drejtave të njeriut, fuqizimin e rolit të gruas, përfshirjes sa më të mirë të komuniteteve dhe aspekte të tjera, të rëndësishme të shoqërisë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori