LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj premton lehtësira për prodhuesit e qumështit

Haradinaj premton lehtësira për prodhuesit e qumështit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, kryesuar nga Besim Kuqi, kryetar i shoqatës, e cila numëron rreth 2500 fermerë.

Me këtë rast, ata e njoftuan kryeministrin Haradinaj për gjendjen në këtë sektor, për të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen fermerët, sidomos ata që merren me prodhimin e qumështit.

Haradinaj tha se është angazhuar që t’i mbrojë interesat e të gjithë prodhuesve dhe përpunuesve vendorë, sepse të gjithë janë të këtij vendi dhe bashkërisht duhet angazhuar që Kosova të vendoset në binarë.

Kryeminsitri është zotuar se nga nesër do të fillojë punën për krijimin e lehtësirave për prodhuesit e qumështit.
Ndërkaq, prodhuesit e qumështit besojnë se me punën dhe angazhimin e kryeministrit Haradinaj, problemet në sektorin e qumështit do të  zgjidhen shumë shpejtë dhe për ta do të krijohen lehtësira në sektori e prodhuesve të qumështit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Ekonomi
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Botë
Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori