LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj pranon letër urimi nga kyeministri i Francës

Haradinaj pranon letër urimi nga kyeministri i Francës

Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë urim nga Kryeministri Francez, Edouard Philippe, për postin e të parit të qeverisë.

Përmes këtij urimi Philippe ka shprehur përkushtimin e Francës për ta ndihmuar Kosovën në realizimin e reformave ekonomike, shoqërore dhe të konsolidimit të shtetit të së drejtës.

Në urim thuhet:


“Zoti Kryeministër,

Ju dërgoj përgëzimet e mia për emërimin tuaj në postin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Pas formimit të qeverisë së re që ju drejtoni, shpreh urimin që Kosova të realizojë reformat ekonomike, shoqërore dhe të konsolidimit të shtetit të së drejtës, të cilat janë çelësi i afrimit të saj evropian. Franca është e gatshme të vazhdojë ta shoqërojë Kosovën në këtë rrugë dhe të zhvillojë marrëdhënie bilaterale.

Për më tepër, Franca i kushton një rëndësi të madhe përforcimit të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes të gjitha vendeve të Ballkanit perëndimor, ashtu siç e ka theksuar edhe Presidenti i Republikës gjatë samitit të Triestes që u mbajt më 12 korrik të këtij viti.

Ju lutem pranoni, zoti Kryeministër, sigurinë e konsideratës sime më të lartë.
Edouard PHILIPPE”

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Kalo në kategori