Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka numëruar disa nga sukseset që vendi i ka arritur gjatë kohës sa ai ishte udhëheqës i ekzekutivit.

Haradinaj ka thënë se Kosova është përballur me agjenda të llojllojshme dhe rreziqe të shumë natyrave, por që ka pasur vullnetin e pashoq të qytetarëve që atdheun e tyre ta qojnë një hap tutje drejt të ardhmes.

“Prej Trepçës e deri tek taksa, prej kufirit e deri tek ushtria, prej mirëqenies së mësuesit e deri tek frymëzimi i mjekut, prej Prishtinës me ligj e deri tek Prizreni e Gjakova me zona ekonomike e parqe inovative, prej tejkalimit të problemeve energjetike e deri tek kthimi i tokave të komunave, janë dhe shumë punë tjera të kryera e që neve na shtyjnë që më tutje të vazhdojmë t’i kryejmë obligimet tona me dinjitet”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Telegrafi.

Ai ka shtuar se vrullin e shtet-ndërtimit nuk ka kush që e ndalon.

“Populli im më ruajti krahët në çdo betejë e sukses, ja u kam për borxh vetëm juve. Kosovën 100% e bëjmë bashkë”, vijon shkrimi i Haradinajt. /Telegrafi/