LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Policia e Kosovës, parametër për anëtarësim drejt BE-së (Foto)

Haradinaj: Policia e Kosovës, parametër për anëtarësim drejt BE-së (Foto)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite që i ka bërë sot Policisë së Kosovës, deklaroi se rendi dhe ligji është nevojë, dhe interes i të gjithë qytetarëve të vendit.

“Është parametër që tregon aftësinë e Kosovës për anëtarësim drejt BE-së, është tregues se jeta në vendin tonë në çfarë norme të sigurisë drejtohet”, ka thënë Haradinaj


Kryeministri i falënderoj për punën e madhe që bëjnë të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Zhvilluam një bisedë pune me drejtorin e përgjithshëm, Shpend Maxhuni, diskutuam edhe për disa detyra më urgjente që kemi, siç është droga tek fëmijët, mundësia që trafikantë të ndryshëm me plasu drogë tek fëmijët e moshës minore, kjo është e patolerueshme dhe nuk do të tolerohet”, u shpreh Haradinaj.

Ai tha se beson se të gjithë kanë dakordim që askush në Kosovë nuk do të mund t’i ofrojë drogë fëmijëve tanë, me i fut duart në shkolla dhe të rrezikojë fëmijët tanë.

Pyetjeve të gazetarëve rreth anëtarësimit në Interpol, kryeministri Haradinaj nuk u përgjigj, duke thënë se ka raste të tjera kur do të flas. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori