Haradinaj: Policët e rënë në krye të detyrës, janë heronjtë e paqes

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në 21 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, ka thënë se ky është institucioni më i besueshëm dhe më profesional në vendin tonë.
“Mirënjohës përjetë gjithë pjesëtarëve të PK-së që ranë në krye të detyrës. Ata janë heronjtë tanë të paqes”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Postimi i plotë:U bën njëzetenjë vite prej kur Kosova u bë me Polici të saj. Mijëra vajza e djem të uniformuar përgjatë më shumë se dy dekada ofrojnë siguri për qytetarët. Policia e Kosovës është institucioni më i besueshëm dhe më profesional në vendin tonë, institucion ky që konsiderohet model edhe për vendet e rajonit.
Mirënjohës përjetë gjithë pjesëtarëve të PK-së që ranë në krye të detyrës. Ata janë heronjtë tanë të paqes. Kujtimi dhe nderimi për ta do të jetë gjithmonë pjesë e rrugëtimit tonë si shtet e si popull. /Telegrafi/




















































