LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj përsërit: Brenda tre muajsh, qeveria jonë do ta mundësojë liberalizimin e vizave

Haradinaj përsërit: Brenda tre muajsh, qeveria jonë do ta mundësojë liberalizimin e vizave

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit edhe i nominuar i koalicionit PDK-AAK-NISMA për kryeministër të Kosovës, ka përsëritur qëndrimin se nëse ai do të merrte besimin e qytetarëve, kosovarët, brenda tre muajsh do të lëvizin pa viza.

“Të nderuar qytetarë të Republikës!


Jemi vetëm një ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore. Në takimet e shumta anëekënd Kosovës e kam thënë se brenda 3 muajsh Qeveria jonë do ta mundësoj Liberalizimin e Vizave.

Edhe sot e përsëriti këtë Zotim: Me Qeverinë e re brenda 90 ditësh qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në Gjermani, Zvicër, Austri dhe krejt Evropën.

Ka ardhë #KohapërFillimineRi! Ka ardhë Koha për rrugën evropiane të Kosovës! Pa Viza!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/