LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj përkujton Enver Malokun

Haradinaj përkujton Enver Malokun

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vdekjen e aktivistin dhe gazetarit Enver Maloku.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj shkruan se roli i tij në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, ishte i jashtëzakonshëm.


“Aktivisti dhe gazetari, Hero i Kosovës Enver Maloku ishte një nga intelektualët e parë që iu bashkua lëvizjes për liri e çlirim. Roli i tij në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, ishte i jashtëzakonshëm”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, ai shton se Enver Maloku do të mbetet gjithmonë i paharruar në kujtesën historike.

Postimi i plotë:

Aktivisti dhe gazetari, Hero i Kosovës Enver Maloku ishte një nga intelektualët e parë që iu bashkua lëvizjes për liri e çlirim. Roli i tij në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, ishte i jashtëzakonshëm.
Do mbetet gjithmonë i paharruar në kujtesën tonë historike.
Lavdi e përjetshme!