LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Për mua nuk ka veteranë të rrejshëm

Haradinaj: Për mua nuk ka veteranë të rrejshëm

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimit që kishte sot në Deçan me familjarët e dëshmorëve të kësaj komune, foli edhe për listat e veteranëve të rrejshëm të UÇK-së.

I pari i qeverisë së vendit ka thënë se kjo është vetëm një zhurmë dhe se do të vijë dita që të gjithë do të kuptojnë se ka pasur të drejtë në deklaratat e tij, se nuk ka veteranë të rrejshëm.


“Për mua nuk ka veteran të rrejshëm. Për mua të gjithë janë veteranë të gjithë kanë luftuar. Të gjithë janë angazhuar. Nuk e kuptoj pse u bë gjithë ajo zhurmë, por do të vijë dita që do të kuptojnë të gjithë se s’kanë pasur të drejtë. Unë e di që krejt populli i Dukagjinit janë kanë në këto vendbanime, i madh e i vogël. Cilido katund,  ku kam shkuar, iu është dash me qëndruar aty… Unë e di që në Dukagjin janë dhjetëra-mijëra njerëz që janë kanë direkt në luftë”, tha Haradinaj.

Gjatë takimit me famijet e dëshmorëve Haradinaj, tha se jemi në javën e përvjetorit të Pavarësisë ku bëhen 11 vjet që Kosova u bë shtet sovran dhe i pavarur.

“ Kjo javë ka rastisur që të fillojë në Deçan, një rastësi e cila është me meritë. Pra Deçani dhe kjo trevë e Dukagjinit, vërtet janë me meritë për lirinë e atdheut tonë, pavarësinë”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se e drejta e shqiptarëve është studiuar e trajtuar nga shumë mendimtarë e njohës të zhvillimeve,  jo vetëm në Ballkan por edhe në botë.

Ndër tjerash, kryeministri Haradinaj tha se si populli më i vjetër në Ballkan, edhe historia e shqiptarëve është prej më të hershmëve  dhe se vërteta e tyre është prej më të parave në Ballkan, dhe kësisoj gjithë rrugëtimin e shqiptarëve deri këtu, sot askush nuk e konteston.

“Në luftën e ’98 e ’99 të UÇK-së me ndihmën e NATO-s të prirë nga Amerika, e për të cilën ne jemi mirënjohës ndaj tyre, u realizua një pjesë e të drejtës shqiptare e cila kishte mbetur peng me mijëra vjet përpjekjesh, e që ajo ishte Kosova”, theksoi Haradinaj.

Ndryshe, për rastin e veteranëve të rremë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës vitin e kaluar ka ngritur aktakuzë kundër 12 personave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori