LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj për “DPA”: Ushtria është planifikuar ndër vite, retorika e ndryshimit të kufijve e rrezikshme

Haradinaj për “DPA”: Ushtria është planifikuar ndër vite, retorika e ndryshimit të kufijve e rrezikshme

Parlamenti i Kosovës të premten ka miratuar Ligjet që parashohin transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një Ushtri të rregullt. Ky hap ka nxitur reagime të ashpra në shtetin fqinjë të Kosovës, Serbinë.

Së fundmi Kryeministri Ramush Haradinaj kishte vendosur taksën doganore prej 100% në mallra të Serbisë. Në kuadër të Intervistës për agjencinë gjermane të lajmeve “dpa”,  shefi i Qeverisë kosovare kishte sqaruar arsyet për ndryshimin e sjelljeve ndaj Beogradit


Përse është e rëndësishme për ju, që në këtë moment të vëni gurthemelin e Ushtrisë së Kosovës?

Haradinaj: Ushtria e Kosovës tashmë ka ekzistuar- në formën e FSK-së. Ajo çka ne po bëjmë tani është dhënia e mandatit FSK-së për mbrojtje të Kosovës si Ushtri.

Ministri i Punëve të Jashtme i NATO-s para pak kohe ju ka bërë me dije që nuk është ky momenti i duhur për transformimin e Trupave mbrojtëse ndaj katastrofave FSK në një Ushtri.

Haradinaj: Ne nuk e kemi zgjedhur kohën. Procesi i transformimin të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka filluar para dhjetë vitesh, madje me udhëzimet aktive dhe mbështetje të Partnerëve tanë në NATO, ndër ta edhe Gjermanisë. Tashmë ky proces ka arritur në një pikë, ku ky është nja hap logjik dhe i imponuar.

Si do të vazhdon ndërtimi i Ushtrisë?

Haradinaj: Procesi i ndërtimit është planifikuar të zgjasë dhjetë vite. Pas kësaj Ushtria do të arrij forcën prej 5,000 ushtarë- aktualisht janë vetëm 3000. Dhe do të kemi vetëm armatim të lehtë.

A nuk mendoni se ky paraqet një kërcënim sado të vogël për Popullatën serbe në Kosovë?

Haradinaj: Jo, aspak. Serbët i janë bashkuar FSK-së. Vetëm Beogradi është i pakënaqur me këtë.

Sa serbë janë?

Haradinaj: Përafërsisht tetë për qind. Para disa ditësh, kur po shpërndaja certifikata në Ferizaj për rekrutët, ne publik ishin të ulura familje serbe që po duartrokisnin kur përmendeshin emrat e djemve dhe vajzave të tyre. Mirëpo ka edhe raste kur serbët e kanë braktisur FSK-në , sepse familjet e tyre janë kërcënuar dhe frikësuar haptazi nga Institucionet në Serbi.

Partnerët tuaj perëndimor kanë tundur kokën edhe kur keni vendosur Taksën prej 100 % në mallrat që do të importohen nga Serbia. Pse ka qenë e nevojshme kjo?

Haradinaj: Serbia pothuajse gjithmonë e ka bërë të pamundur importimin e mallrave tona. Janë kërkuar vërtetime të prejardhjes që natyrisht se nuk i kanë njohur, për shkak se Kosovën ata nuk e njohin si shtet. Kamionët me Tabela të Regjistrimit të Kosovës nuk janë lejuar të futen në atë shtet. Kanë vendosur rregulla të mjekut veterina. Po thuajse asgjë nuk funksiononte më , kur ne dëshironim të eksportonim.

Taksa prej 100% është një lloj bllokade tregtare….

Haradinaj: Serbia po udhëheq një kampanjë jashtëzakonisht agresive dhe destruktive për shtetin tim. Aty ku ka mundësi punon kundër faktit që Kosova të anëtarësohet në Organizata ndërkombëtare- në Federata të Sportit, në Organizatën kulturore UNO UNESCO, tash së fundmi edhe në Organizatën policore INTERPOL. Ne duhej më në fund të mbroheshim kundër kësaj, prandaj erdhi deri te taksa.

Dialogu i zhvilluar me sukses prej vitit 2011 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian me Serbinë për arritjen e një Marrëveshjeje për normalizimin e Marrëdhënieve në mes të dy vendeve ka arritur sërish në një pikë vdekjeje. A nuk kanë ndikuar edhe aksionet e juaja të fundit në këtë?

Haradinaj: Është e vërtetë që dialogu ka dalur nga rruga. Por jo për shkak të masave defanzive. Por për shkak se së fundmi është diskutuar për territore dhe kufijve .

A e keni fjalën për Idenë e shkëmbimit të territoreve për vende të banuara me pakica- serbët në Kosovën veriore dhe shqiptarët në Serbinë jugore Lugina e Preshevës – bashkimin me “atdheun” përkatës. Çka ka të keqe këtu?

Haradinaj: Vetëm një retorikë e tillë është shumë e rrezikshme për tërë rajonin. Askush në Ballkan nuk është plotësisht i kënaqur me kufijtë ekzistues. Mirëpo me t’u hapur një herë çështja e kufijve, zor se do të arrihet prapë mbyllja e kësaj teme. Dhe siç na kanë treguar luftërat e viteve 1990 do të rrezikoheshin tragjedi të paparashikueshme. /dpa/