LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj pas takimit me Palmer: Roli amerikan në dialog është i domosdoshëm për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë

Haradinaj pas takimit me Palmer: Roli amerikan në dialog është i domosdoshëm për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova ka treguar maturi në funksionim dhe konsolidim të demokracisë, në standardet më të larta dhe është e palëkundur në raportin bilateral dhe strategjik, si dhe miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu deklaroi Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, pas takimit që zhvilloi me përfaqësuesin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Ai po ashtu tha se gjatë takimit që zhvilloi potencoi se AAK-ja është e vendosur në qëndrimin e saj që roli amerikan në dialog është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë që rezulton me njohje reciproke

“Sot, në selinë e Aleancës zhvillova një takim me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z.Matthew A. Palmer Zëvendës-Ndihmës Sekretar i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun dhe z.Philip S. Kosnett, ambasador në Kosovë, me të cilët diskutuam për zhvillimet politike në vend dhe rajon. Kosova ka treguar maturi në funksionim dhe konsolidim të demokracisë, në standardet më të larta dhe është e palëkundur në raportin bilateral dhe strategjik, si dhe miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në takim ritheksova se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e vendosur në qëndrimin e saj që roli amerikan në dialog është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë që rezulton me njohje reciproke. Gjithashtu, ritheksova nevojën e perspektivës euroatlantike të Kosovës dhe antarësimin e saj në NATO. Kosova është me fat që gjendet përkrah Amerikës, shtet që përkrahu çlirimin dhe ndërtimin e shtetësisë tonë, që edhe më tutje është aleati jonë strategjik dhe partneri më i besueshëm”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori