LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj pas takimit në PDK: Isha për t’u dhënë mbështetje

Haradinaj pas takimit në PDK: Isha për t’u dhënë mbështetje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përfunduar takimin me zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Pas takimit me ushtruesin e detyrës së kryetarit të kësaj partie, Enver Hoxhaj, Haradinaj ka thënë para mediave se qëllimi i kësaj vizite ishte për t’u dhënë mbështetje në këto momente të vështira, pas aktakuzës ndaj Kadri Veselit e Hashim Thaçit.


“Qëllimi ishte të shprehet një përkrahje në këto rrethana të reja në zhvillimet që po ndodhin me aktakuzat. Është dita e paraqitjes së parë të udhëheqësve në tribunal. Gara politike vazhdon dhe kemi pasur mospajtime dhe rrugëtime ndaras. Por kam qenë në UÇK dhe jam sot UÇK. Kjo është një përkrahje. E thashë agjenda politike vazhdon”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj nuk ka treguar nëse është diskutuar ndonjë temë aktuale politike, por ka thënë se agjenda politike vazhdon. /Telegrafi/