LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj pas takimit me Mustafën e Limajn: Biseduam për Rimëkëmbjen Ekonomike, Specialen dhe për temat që e presin vendin

Haradinaj pas takimit me Mustafën e Limajn: Biseduam për Rimëkëmbjen Ekonomike, Specialen dhe për temat që e presin vendin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se në takim me kreun e LDK-së, Isa Mustafa dhe kreun e Nismës, Fatmir Limaj kanë biseduar për Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Haradinaj para mediave tha se duhet mobilizim për një seancë të jashtëzakonshme, transmeton Telegrafi.


“Takimi ka të bëjë më rëndësinë që me u mobilizu në një seancë të jashtëzakonshme për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Ajo që e kemi preokupim është Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike”, tha ai përcjell Telegrafi.

Sa i përket postit të presidentit, Haradinaj tha se kanë pasur komunikime të vazhdueshme me presidentin aktual, Hashim Thaçi dhe PDK-në.

“Unë kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me PDK-në, edhe me Thaçin, por nuk kemi ndonjë rezultat të caktuar”, deklaroi ai.

Haradinaj tha se nuk beson se do të ketë konfirmim të propozim-aktakuzës për Thaçin dhe Veselin.

“Kosova ka qenë me drejtësinë me ligjin, dhe ne besojmë në ligjin. Drejtësia e ka vërtetuar luftën e pastër të UÇK-së. Nuk besoj që do të ketë konfirmim për propozim-aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit”.

Kreu i AAK-së, theksoi se Kosova duhet ta ruajë qëndrueshmërinë dhe të mos ketë lëkundje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori