LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj paraqet programin qeverisës për vitin 2017-2021 (Live)

Haradinaj paraqet programin qeverisës për vitin 2017-2021 (Live)

E plotësuar-  Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë prezantimit të programit të tij qeverisës për vitin 2017-2021, ka folur edhe për çështjen dialogut me Serbinë, procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, liberalizimin e vizave për Kosovën dhe shumë çështje të tjera.

Sa i përket sundimit të ligjit, Haradinaj tha se objektiv i Qeverisë është që rrjetet kriminale të ballafaqohen me fuqinë e shtetit ligjor, duke ndryshuar kornizën ligjore në fushën penale dhe do të zhvillojnë rishikimin e plotë dhe funksional të sektorit të sundimit të ligjit, institucionet do të reformohen në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe në luftën kundër terrorizmit , ndërsa menaxhimi i kufirit të shtetit të arrijë në standardin evropian.


Sipas tij, pagat në sektorin publik do të jenë në linjë me rritjen e produktivitetit të ekonomisë së vendit dhe janë afër zgjidhjes së problemit me energji elektrike.

Ai shtoi se gjatë kësaj kohe do përmbyllin dialogun e Serbisë, duke ndodhur njohja reciproke.

“Do të zbatojmë në tërësi marrëveshjen e MSA-së. Për një kohë të shkurtë do t’i liberalizojmë vizat. Kosova pa asnjë dilemë synon anëtarësimin në NATO

Ne do ta transformojmë FSK-në në ushtri me bashkëpunim të ndërkombëtarëve”, tha ai. /Telegrafi/

E plotësuar: Kryeministri Ramush Haradinaj, ka prezantuar para deputetëve të kuvendit programin e qeverisë së tij për vitin 2017-2021.

Haradinaj ka theksuar se shpreson se do të rregullohet imuniteti i deputetëve, që të mos i shohim më deputetët me pranga siç po i shohim thash.

Më tej kryeministri ka theksuar se do të ketë zhvillim të hovshëm ekonomik.

“Synojmë rritje ekonomike prej 5-7%. Të zhdukim varfërinë e skajshme, rritjen e vendeve të punës, do të sigurojmë rend dhe ligj që të tërheqim investitorët e huaj. Do të zgjedhim problemin me energji elektrike e këtë në periudhë të shkurtë kohore”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/

Shqyrtohet programi i Qeverisë 2017-2021 (Drejtpërdrejt)

Posted by KosovaPress on Donnerstag, 7. Dezember 2017

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori