LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Pa Kosovë të fortë nuk ka Shqipëri të fortë – nuk duam “Mini Shengen”, duam “Shengen”

Haradinaj: Pa Kosovë të fortë nuk ka Shqipëri të fortë – nuk duam “Mini Shengen”, duam “Shengen”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj shprehet se pa një Kosovë të fortë nuk mund të ketë një Shqipëri të fortë, ndërsa theksoi se ai beson se bashkimi kombëtar do të ndodh.

“Një Shqipëri e fortë do të ishte edhe më e fortë nëse Kosova do të ishte e tillë. Pa një Kosovë të fortë nuk do të kishte Shqipëri të fortë. Bashkimi kombëtar do të ndodh sepse është e pashmangshme. Po, unë jam i bindur që kjo do të ndodh”, tha Haradinaj në një intervistë për Fax News.

Kurti: Njerëzit nuk duan ta japin Mitrovicën për bashkim kombëtar
Lexo po ashtu Kurti: Njerëzit nuk duan ta japin Mitrovicën për bashkim kombëtar

Duke folur për “Mini Shengenin Ballkanik”, ai tha se është i padrejtë duke argumentuar se orientimi i shqiptarëve është drejt Perëndimit, Bashkimit Euriopian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai thotë se Kosova e ka marrë ftesën për në Samitin e Ohrit vetëm një ditë përpara takimit ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka telefonuar Hashim Thaçin që të merrte pjesë.

Haradinaj: Kurti e ka dëmtuar me qindra-mijëra euro Serbinë, nuk e besoj se do ta heq taksën, do të ishte vendim tragjik për Kosovën
Lexo po ashtu Haradinaj: Kurti e ka dëmtuar me qindra-mijëra euro Serbinë, nuk e besoj se do ta heq taksën, do të ishte vendim tragjik për Kosovën

Haradinaj ka lëshuar akuza të forta ndaj Serbisë duke e konsideruar si shtetin armik të shqiptarëve.

“Serbia mohon ekzistencën tonë, kërkon lëvizjen e lirë të njerëzve, të mallrave. Ne nuk duam “Mini Shengen”, por duam “Shengen”. Ne jemi të përcaktuar për në NATO, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Është e pamundur nga ne, të pranojmë “Mini Shengen” kur Serbia nuk na njeh. Një ditë para takimit në Ohër, Zaev ka marrë në telefon Thaçin duke e ftuar në Samit. Është e pamundur që të njoftohemi një ditë para.

Ideja e ndarjes së Kosovës është e Serbisë dhe ajo ka lobuar për këtë gjë. Unë jam zgjedhur për të mbrojtur interesat e Kosovës. Është e pamundur nga unë të heq taksën kundër Serbisë pasi ajo është armikja e të gjithë Shqiptareve. Ne jemi detyruar të largohemi nga Kosova prej Serbisë. Nuk hiqet taksa, deri sa të na njoh Serbia”, tha Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori