LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Nuk bën t’i mbyllim sytë përpara luftës kundër terrorizmit

Haradinaj: Nuk bën t’i mbyllim sytë përpara luftës kundër terrorizmit

Në kuadër të përmbylljes së kornizës së sigurisë, Kosova duhet ta trajtojë me seriozitetin më të madh edhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm.

Kështu ka theksuar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën e organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), me temën “Luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm”.


Haradinaj ka thënë se duhet të punohet në fuqizimin e mekanizmave të sigurisë, përmes shtimit të buxhetit dhe përkrahjes institucionale.

“Fuqizimi i mandatit bëhet duke e rritur besimin në këto institucione, të cilat do të merren direkt më luftimin e kësaj dukurie”.

Sipas tij, duhet ta shënojmë një fund qoftë të tolerancës për idetë ekstremiste, si dhe një fund të flirtimeve me bartësit e këtyre ideve.

“Nuk bën t’i mbyllim sytë. Ky është thelbi që sot mund ta konfirmojmë. Duhet të jemi të vendosur ta parandalojmë përhapjen e ideve ekstremiste. Ndihmë të madhe – në këtë drejtim – mund të japim, duke e konsoliduar demokracinë, qeverisjen dhe besimin në institucione”, ka shtuar Haradinaj.

Sipas tij, duhet të kemi plan serioz për t’i trajtuar të përfshirët në këto luftëra – riintegrimin dhe trajtimin e të përfshirëve, duke shtuar se “nëse në Kosovë zgjidhjet kjo çështje, e largojmë një burim të rrezikut në përgjithësi”.

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Flamur Sefaj, si bartëse i kësaj konference, ka thënë se Qeveria e Kosovës, ka ndarë një shumë prej 100 mijë eurosh për koalicionin anti – ISIS.

Ai më tutje ka theksuar se duhet një bashkëpunim dhe bashkërendim me miqtë e Kosovës, në luftimin e terrorizmit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori