LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Njohja nga Serbia të vijë si kërkim falje për atë që i ka shkaktuar Kosovës

Haradinaj: Njohja nga Serbia të vijë si kërkim falje për atë që i ka shkaktuar Kosovës

“Sot është një ditë pas ditës së shpalljes së Pavarësisë së 17 shkurtit 2008, jemi në Gllogjan, në njërin nga vendet që e ka nderuar vendin tonë për rrugëtimin në liri. Jemi në Gllogjanin e lëvizjeve të hershme, të luftëtarëve të zot jo vetëm të kësaj lufte. Pra jemi që të nderojmë dhe të shprehim respektin për të rënët për liri ashtu si dje e kishim nderin të jemi në Prekaz e në vende të tjera të shenjta”.

Këto janë fjalët e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj pasi ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në Gllogjan.

Sipas një njoftimi, kryeministri Haradinaj pasi përshëndeti të gjithë të pranishmit, posaçërisht familjet e të rënëve, që siç tha ai mbajnë plagë në zemër e në vete për rrugëtimin deri në liri e shtet, theksoi se tashmë është e ditur që proceset e shtetndërtimit nuk janë të lehta.

“Nëse kthehemi në vitin 1912 dhe e shohim se si është konsoliduar shteti shqiptar e hetojmë që nuk ka qenë një proces i lehtë sikurse edhe për shumë shtete të tjera”, shtoi kryeministri Haradinaj.

Njëkohësisht, kryeministri Haradinaj foli edhe për dialogun me Serbinë për një marrëveshje për njohje, por që siç theksoi ai duhet të ndodhë me kufijtë ekzistues të Kosovës, sepse Kosova e 17 shkurtit është e arritur e të gjithë shqiptarëve kudo që janë, sikurse edhe e arritur e aleatëve të Kosovës dhe kësisoj nuk do të bëhen hapa mbrapa.

“Kur them hapa mbrapa, them se ne nuk lejojmë hapjen dhe tjetërsimin e Kosovës së Pavarur të 17 shkurtit. Një popull ndaj të cilit është ushtruar gjenocid dhe është përndjekur i gjithë populli, rreth 20 mijë gra të dhunuara e rreth 15 mijë të vdekur u dashka të japim diçka për njohje. Në fakt e drejta politike e çdo norme do të ishte që njohja nga Serbia të vjen si kërkim falje për atë që i ka shkaktuar Kosovës jo vetëm në luftën e fundit por edhe në përpjekjet e mëhershme”, deklaroi kryeministri Haradinaj.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj e bëri të qartë se nuk do t’i falë tokë e territore Serbisë dhe se me këtë shtet njohja duhet të ndodh vetëm më kufijtë ekzistues. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori