LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Nëse ngritët aktakuzë mbi dyshimet për keqpërdorime, do ta shkarkoj zv/ministrin Musa Cena

Haradinaj: Nëse ngritët aktakuzë mbi dyshimet për keqpërdorime, do ta shkarkoj zv/ministrin Musa Cena

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se do ta shkarkojë zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena, nëse ndaj tij ngritët aktakuzë mbi dyshimet për keqpërdorime në qeveri.

Haradinaj, i cili vizitoi sot Bjeshkët e Vrellës në Komunën e Istogut, nga atje ka thënë se nëse vërtetohen dyshimet e hetuesisë dhe prokurorisë, atëherë “kjo është punë e mirë e tyre”.


“Organet e rendit të drejtësisë ose të hetuesisë po bëjnë punën e vet tani dëshmitë ose provat nëse ngjarja ka ndodhur vërtetohet atëherë kjo është një punë e mirë e hetuesisë dhe i përgëzojmë për punën. Në këto raste nëse aktakuza është që ka ndodhë gjatë marrjes së përgjegjësisë atëherë do ta shkarkojë zv/ministrin Cena nga ajo pozitë”, ka thënë Haradinaj, raporton insajderi.

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal Musa Cena u arrestua të shtunën nën dyshimin se ka kryer vepër penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Marrje të Ryshfetit” nga pala e dëmtuar.

Cena vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori