LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj në ngushëllime te familja Gashi

Haradinaj në ngushëllime te familja Gashi

Kryeministri i Kosovësm, Ramush Haradinaj ka shkuar sot në një vizitë ngushëlluese në familjen e profesorit të ndjerë Skënder Gashi.

Haradinaj me këtë rast ka shkruar se Kosova humbi një njeri të çmuar që të tërë jetën veproi për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.


Postimi i Haradinajt në Facebook:

Vizitë ngushëlluese në familjen e Zëvendëskryeministrit Dardan Gashi, me rastin e ndarjes nga jeta të albanologut dhe rilindasit Skënder Gashi. Kosova humbi një njeri të çmuar që tërë jetën veproi për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në Evropën Perëndimore, duke u shndërruar në një figurë emblematike të atdhetarit shqiptar. I dashur Skënder, do të jetosh me ne, në dimensionet e veprës tuaj të çmuar!