LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj në Junik: Do ta nxjerrim vendin prej situatës së çuditshme që ndodhet

Haradinaj në Junik: Do ta nxjerrim vendin prej situatës së çuditshme që ndodhet

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka takuar sot qytetarët e Junikut.

Në këtë takim, ai ka folur rreth situatës në të cilën gjendet Kosova, planet për Junikun e Kosovën dhe punët që janë kryer deri tash.


“Ju siguroj se edhe një herë, si dikur që na ka ra barra e madhe, krejt Kosovën e kemi pas në shpinë, me i strehu, me i çu, me i kthy e besa edhe me i kry punët që u dashtë me i kry.

Pra, edhe njëherë do ta nxjerrim vendin prej një situate të çuditshme në të cilën ndodhet vendi 20 vjet mas lufte e kaq vjet pas shpalljes së pavarësisë. Pra, do i largojmë disa pikëpyetje”, ka thënë Haradinaj.