LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih

Haradinaj merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, po merr pjesë në konferencën vjetore më të madhe të sigurisë në botë, që po mbahet në Munih të Gjermanisë.

Në kuadër të kësaj konference, të nivelit të lartë që mbledhë protagonistë kryesorë rajonalë, krerë shtetesh dhe të organizatave ndërkombëtare, ministra, deputetë, gazetarë, do të diskutohen nga pjesëmarrësit, çështjet rajonale dhe globale të sigurisë.

“Njëkohësisht, në margjinat e kësaj konference dhe në kuadër të takimeve bilaterale kryeministri Haradinaj do të flasë për agjendën euroatlantike të Kosovës, progresin e arritur në fushën e sigurisë dhe luftimit të terrorizmit, të arriturat në sundimin e rendit dhe ligjit dhe do të vërë theks të veçantë, sfidat që po kalon Kosova, konsolidimin ndërkombëtarë të vendit, progresin e arritur dhe rrugën euro- atlantike të Kosovës.

Kryeministri Ramush Haradinaj në Konferencën e Sigurisë në Munih

Kosova ka shënuar progres të madh në fushën e sigurisë, duke konsoliduar gjithë infrastrukturën ligjore dhe resurset humane, për të qenë në krah me vendet demokratike, në mision ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe botë.

Përkushtimi institucional do të vazhdojë, duke fuqizuar partneritetin tonë me akterët më të rëndësishëm të sigurisë në botë. Konferenca e sotme është rast i mirë, për ta shpalosur përkushtimin e Kosovës në gatishmëri dhe kontributdhënie për forcimin e paqes rajonale dhe globale, së bashku me partnerët tonë strategjik”, thuhet në njoftimin për media.

Çdo shkurt, në këtë konferencë të Sigurisë mblidhen së bashku më shumë se 450 vendimmarrës të lartë nga e gjithë bota për t’u angazhuar në një debat intensiv për sfidat aktuale dhe të ardhshme.

Në Konferencën e Sigurisë të 55-tën me radhë, e cila fillon më 15 shkurt dhe do të zgjasë deri më 17 shkurt, ekspertë nga e gjithë bota do të diskutojnë edhe mbi të ardhmen e kontrollit të armëve dhe bashkëpunimit në politikën e mbrojtjes si dhe risitë teknologjike në sigurinë ndërkombëtare.

Krahas pjesëmarrjes në konferencë, Kryeministri Haradinaj do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale, në fokus agjendën euro-atlantike të vendit, tërheqjen e investimeve të huaja në vend, njohjet e reja dhe tema të tjera të rëndësishme për vendin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori